IPK ka filluar një hetim preliminar për protestën PSD-së
BKT
Në Fokus

IPK ka filluar një hetim preliminar për protestën PSD-së

F.S / RTKlive

Hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare (ex officio) kanë filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Përmes një njoftimi Inspektorati Policor i Kosovës, thuhet se lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Në Fokus