Lajçaku me Sarrazinin, diskutojnë për të rejat në dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Lajçaku me Sarrazinin, diskutojnë për të rejat në dialogun Kosovë-Serbi

F.S / RTKlive

I Dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në platformën X, ish-Twitter, Lajçaku ka njoftuar se me Sarrazinin kanë diskutuar për gjendjen në rajon dhe për procesin e dialogut.

“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.


MË SHUME NGA Lajme