16:14 / 30.11.2023
Qeveria shtyn afatin për regjistrimin e automjeteve në RKS
E.A. / RTK
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për regjistrimin e automjeteve, përkatësisht konvertimin e targave ilegale të qytetarëve serb në veri në targat RKS.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.
Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.























