Haxhiu dhe klerikët fetarë me marrëveshje bashkëpunimi
BKT
Lajme

Haxhiu dhe klerikët fetarë me marrëveshje bashkëpunimi

M.Sh/RTKlive

Në kuadër të Fushatës “"16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar klerikët fetarë në Kosovë, me të cilët ka nënshkruar një memorandum për të përcjell mesazh unifikues kundër dhunës mbi baza gjinore.

“Me myftiun, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, Imir Gashi nga Kisha Protestante Ungjillore dhe Don Kolë Dedaj nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, të bashkuar kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ai thotë se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave do të vazhdoj fushat informuese kundër dhunës.

“U pajtuam për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave”, ka shkruar ministrja Haxhiu, e cila përfundon këtë takim me sloganin, “Sot dhe çdo ditë tjetër”.

Po ashtu ministrja e Drejtësisë e cila është edhe Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, sot ka zhvilluar bashkëbisedim me nxënësit e Gjimnazit “Bedri Pejani”.

“Së bashku me prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues nga policia, mbrojtësit e viktimave dhe nga strehimorja, bashkëbiseduam me nxënësit për format e dhunës, pasojat afatgjate të dhunës, rëndësinë e raportimit, ngacmimet seksuale dhe ngritjen e vetëdijes për raportimin e tyre dhe po ashtu për shërbimet që ofrohen nga institucionet”, ka shkruar Haxhiu.

Kujtojmë se fushata sensibilizuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore” ka filluar me 25 nëntor, dhe brenda 16 ditëve, Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të kësaj fushate.


MË SHUME NGA Lajme