Qytetarët në hall, disa biznese nuk i pranojnë monedhat 2 euro/Video
BKT
Lajme

Qytetarët në hall, disa biznese nuk i pranojnë monedhat 2 euro/Video

Valjeta Shala/RTK

Qarkullimi i madh i monedhës prej dy eurosh në treg është bërë problem i madh në vend. Bizneset po përdorin metoda të ndryshme për tii verifikuar monedhat metalike. E ka edhe nga to që kanë vendosur të mos i pranojnë monedhat me vlerë dy euro, qofshin ato edhe origjinale. Humbësit në këtë rast janë qytetarët.

Policia e Kosovës ka deklaruar që vetëm gjatë pjesës së parë të këtij viti ka iniciuar 486 raste.

Gjatë një aksioni, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka kapur thasë me monedha të falsifikuara në vlerë mbi 85 mijë euro si dhe ka arrestuar tre shtetas të Maqedonisë së Veriut e tre të tjerë të Kosovës, të cilët u kapën në flagrancë duke i shpërndarë këto monedha.

Në një përgjigje me shkrim nga Banka Qendrore e Kosovës, i thanë RTK-së se ky institucion është duke bashkëpunuar me organet e përgjegjëse dhe mbështetur për ta kufizuar dhe parandaluar këtë aktivitet.


MË SHUME NGA Lajme