22:56 / 30.11.2023
Allegri plot lavdëron Monzan dhe trajnerin Palladino para ndeshjes
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ishte plot lëvdata për skuadrën e Monza dhe trajnerin e Raffaele Palladino.
Dy skuadrat takohen në fundjavë në kuadër të Serie A.
“Nuk do të jetë e lehtë në Monza dhe ne e dimë këtë që nga viti i kaluar: ata janë skuadra e vetme që na hoqi gjashtë pikë sezonin e kaluar dhe ne nuk gjetëm një mënyrë për të shënuar kundër tyre”, ka thënë trajneri juventin. “Palladino po bën shumë mirë dhe jam i sigurt se ai vetëm mund të përmirësohet dhe ta ketë një karrierë të shkëlqyer”.























