Kurti Zgjedhje serbe në Kosovë vetëm me marrëveshje speciale
M.Sh/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar edhe në platformën sociale X, për takimin e sotëm më ambasadorët e shteteve të Pesëshes më të fuqishme diplomatike në Kosovë, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës si dhe me përfaqësuesin e BE-së, të cilëve u ka thënë se zgjedhje serbe në Kosova nuk ka pa një marrëveshje ndërshtetërore.
“U takova me përfaqësuesit e QUINT-it dhe të BE-së dhe i informoi ata se zgjedhjet serbe mund të organizohen jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, vetëm me statusin e tyre si Serbi dhe me marrëveshje speciale bilateral si shtete sovrane, të pavarura sipas nenit 2 të Marrëveshjes Themelore”, shkruan Kurti.
Ndërkaq sipas një komunikate për media lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në këtë takim Kurti ka shprehu keqardhje për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë, që do t’u mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.























