Agjencia për Barazi Gjinore e dënon vrasjen e Liridona Ademaj Murseli
BKT
Lajme

Agjencia për Barazi Gjinore e dënon vrasjen e Liridona Ademaj Murseli

RTKlive

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit ka reaguar në Facebook pasi u zbulua se pas vrasjes se Liridona Ademaj Murseli qëndron bashkëshorti i viktimës, Naim Mureseli, duke e dënuar ashpër këtë akt të kobshëm-kriminal.

“Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive, të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të grave, mosgëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit dhe jetës së grave, si dhe kërkon që ky rast të trajtohet me urgjencë dhe të zbardhet kjo vrasje”, thuhet në reagim.

Kjo agjenci ka thënë se është e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe të të drejtave të grave.

“Mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të jetës dhe gëzimit të të drejtave të grave dhe vajzave në përputhje me të drejtat e njeriut, dhe veçanërisht me të drejtat e grave. Si shoqëri, si shtet, si qytetarë të këtij vendi, ne kemi detyrën të mbrojmë jetën e çdo individi”, theksohet në reagim.

Agjencia për Barazi Gjinore i ka shprehur ngushëllime më të thella familjes së Liridonës dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit për vënien para përgjegjësisë të dhunuesit, “dhe shqiptimin e dënimeve maksimale, t’ju japim fund masave lehtësuese për shfajësimin e dhunuesve!”.


MË SHUME NGA Lajme