12:41 / 02.12.2023
Osmani e kryeministrja e Danimarkës diskutuan për zhvillimet në Kosovë
Sh.Ç /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.
Presindetja Osmani ka theksuar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën.
“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministrin daneze Mette Frederiksen gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.























