Osmani: Vrasja e grave, njollë në ndërgjegjen tonë kolektive
BKT
Lajme

Osmani: Vrasja e grave, njollë në ndërgjegjen tonë kolektive

Sh.Ç /RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se vrasësit e Liridona Ademaj-Murselit duhet të dënohet, ndërsa vrasjen e saj e ka quajtur krim monstruoz. 

Presidentja e vendit ka thënë se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

“Femicidi është dëshmi rrëqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka thënë ajo. 

Sipas saj, duhet veprim i shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin. 

“Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, ka theksuar presidentja. 


MË SHUME NGA Lajme