Ramadani do Gjermaninë dhe Italinë në grup
BKT
Sport

Ramadani do Gjermaninë dhe Italinë në grup

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka treguar preferencën e tij për atë se kë do të dëshironte në grup në Euro 2024. Dy skuadra që Ramadani i do janë kombëtare që kanë fituar tituj në kampionate botërore e evropiane.

"Do të doja që grupi i evropianëve të përbëhet nga Gjermania, Shqipëria, Italia dhe Zvicra. Do të ishte një grup shumë stimulues për ne”, ka thënë ai. "Kualifikimi ishte shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Për të gjithë ne do të jetë një mundësi e shkëlqyer sepse tani kemi një grup lojtarësh të rëndësishëm". 

Sot hedhet shorti për grupet e Euro 2024 dhe Shqipëria do ta kuptojë se ku bën pjesë. Në fushatën e sapombyllur kualifikuese Shqipëria për herë të parë në histori të eliminatoreve përfudnoi e para në grup.