Aliu: Në COP28, sapo prezantuam Kontributin e Përcaktuar Kombëtar
BKT
Lajme

Aliu: Në COP28, sapo prezantuam Kontributin e Përcaktuar Kombëtar

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se në COP28, sapo kanë prezantuar Kontributin e Përcaktuar Kombëtar (NDC), si dhe angazhimet tona si shtet, ku siç ka thënë ai, treguan sfidat dhe arritjet e Kosovës për ndryshimet klimatike dhe reduktimin e emetimeve.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, e cila shprehu qëndrimin guximtar për synimet dhe të arriturat e Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në një panel diskutimi të moderuar me ekspertizë nga Agim Mazreku, patëm nderin që të kemi bashkëbisedues të shquar si z. Norbert Gorißen - Zëvendës i Dërguar për Veprimin Klimatik nga Republika e Gjermanisë; Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Monika Figaj nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë; si dhe Christoph Bals, Drejtor i GermanËatch”, ka thënë Aliu.

Në thelb, siç ka thënë Aliu, gjatë diskutimit, janë  përqendruar në qasjen tek mekanizmat e financimit klimatik për të implementuar NDC-në.

“Ne jemi mirënjohës ndaj UNDP për mbështetjen e tyre në agjendën e ndryshimeve klimatike dhe NDC, si dhe ndaj GIZ dhe Qeverisë Gjermane për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që zëri ynë të dëgjohet tek komuniteti ndërkombëtar”, përfundon Aliu.


MË SHUME NGA Lajme