Prokuroria përpilon kërkesën për paraburgim të Murselit dhe dy të tjerëve
BKT
Lajme

Prokuroria përpilon kërkesën për paraburgim të Murselit dhe dy të tjerëve

F.Sertolli / RTKlive

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha Ulaj për RTK.

Ajo tha se seanca dëgjimore është caktuar për ditën e nesërme (e diele).


MË SHUME NGA Lajme