18:12 / 02.12.2023
Arsenal fiton nga Wolves
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenali mbetet në krye të tabelës së Premier League pas fitores së sotme ndaj Wolverhampton Wanderers në "Emirates Stadium".
Ndeshja e cila ka përfunduar me rezultat 2-1 ka bërë që të jetë fitorja e gjashtë radhazi në shtëpi për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
Arsenal qysh në fillim të pjesës së parë "i ka treguar dhëmbët", kur me golat e Saka (6') dhe Odegaard (13') ka bërë që dyzet e pesë minutat e para të mbyllen me avantazh të dyfishtë.
Wolves nuk ka mundur të bëjë më shumv se sa ta ngushtojë rezultatin me golin e Cunha (86').
Pas kësaj ndeshje Arsenal ka tridhjetë e tri pikë, ndërsa Manchester City me një ndeshje më pak gjendet nv vendin e dytë me njëzet e nëntë pikë.























