Ndal femicidit”, protestë në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli
BKT
Lajme

Ndal femicidit”, protestë në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli

RTKlive

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

“Ndal femicidit”, “denonco dhunën”, “drejtësi për Liridonën’, ishin disa nga pankartat që të rinjtë mbajnë në duar, bashkë me foton e Liridona Ademaj-Murselit, gruas që u vra të mërkurën.

Protestuesit marshuan nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Protesta u ndoq nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi i cili falenderoi aktivistët për ngritjen e zërit ndaj rastit dhe fenomenit të dhunës.

Liridona Ademaj u vra të mërkurën nga një ekzekutor që dyshohet të jetë paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili fillimisht e denoncoi ngjarjen si grabitje të armatosur.


MË SHUME NGA Lajme