Krasniqi kërkon përkrahje meritore personat në nevojë
BKT
Lajme

Krasniqi kërkon përkrahje meritore personat në nevojë

F.S / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar thotë se Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook rithekson nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen këta persona.

“Sot kur shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, rikujtojmë nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen këta persona. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar”, shkroi Krasniqi në Facebook.

I pari i PDK-së, tha se ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre.

“Është më se i nevojshëm mobilizimi institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara”, shkroi ai.


MË SHUME NGA Lajme