PSG me dhjetë lojtarë fiton nga Le Havre
BKT
Sport

PSG me dhjetë lojtarë fiton nga Le Havre

Uran Krasniqi/RTKLive

Paris Saint-Germain nuk e ka penguar disavantazhi numerik i lojtarëve për të realizuar fitore ndaj Le Havre në Ligue 1.

Në ndeshjen e xhiros së katërmbëdhjetë parisienët kanë triumfuar me rezultat 0-2.

Mbappe (23') dhe Vitinha (89') kanë gjetur golat për skuadrën e trajnerit Luis Enrique. 

Nga minuta e dhjetë PSG ka qenë me një lojtar më pak, pasi Donnarumma la fushën e lojës me karton të kuq.

Pas kësaj ndeshje tabela e Ligue 1 kryesohet nga PSG me tridhjetë e tri pikë, katër më shumë se Nice në vendin e dytë.