Bastiset argjendaria, prokurori thotë për RTK-në se po sigurohen prova
Valjeta Shala / RTK
(E plotësuar) Është bastisur sërish argjendaria ”Buraku” në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.
Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka deklaruar për RTK-në se bastisja po bëhet me qëllim të sigurimit të provave material në argjendarinë në fjalë.
Sipas tij, nëse është e nevojshme bastisja do të vazhdoj. Shala nuk ka dhënë detja më të hollësishme për arsye që të mos dëmtohet procesi hetimor.
Njësia Speciale bastisën sërish argjendarinë ‘Buraku’
Njësia Speciale Intervenuese e Policisë, ka bastisur argjendarin ”Buraku”, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.
Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e nisur para disa ditëve në disa lokacione të Kosovës, që ndërlidhet me grabitjen në Suharekë. Në orët e mbrëmjes është bastisur argjendaria “ Baraku” e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.
Policia e Kosovës të enjtën ka bastisur këtë argjendari, e cila pas arrestimit të pronarit është mbyllur.
Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit i të policisë i të enjtës që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.























