Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj
BKT
Lajme

Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtaren e tij nga Dukagjini, Mervete Maksutaj në përvjetorin e rënies. 

Haradinaj ka thënë se Mervetja mbetet shembulli i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. 

"Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.  I përhershëm kujtimi për Merveten!", ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme