Ambasadori Kiçmari mbajti ligjëratë në Universitetin Kanagava të Japonisë
BKT
Lajme

Ambasadori Kiçmari mbajti ligjëratë në Universitetin Kanagava të Japonisë

A.B/RTKlive

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Kanagava me temën "Evropa Juglindore në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë."

Ambasadori ka qenë i ftuar nga ambasadori Tsuneo Nishida, i cili më parë ka shërbyer si Përfaqësues Special i Japonisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht është profesor në Universitetin Kanagava.

Ambasadori Kiçmari ka përshkruar rrethanat e krijuara në Evropën Juglindore pas agresionit rus kundër Ukrainës. Ai i ka informuar të pranishmit për sanksionet e vendosura nga shumica e vendeve të Evropës Juglindore (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) kundër Rusisë.

Në të njëjtën kohë janë përshkruar raportet shumë të ngushta ushtarake, ekonomike dhe tregtare të Serbisë me Rusinë. Në këtë kontekst të pranishmit janë informuar për sulmin e grupit terrorist serb më 24 shtator 2023 në Banjë dhe për rolin destabilizues të Qendrës Ushtarake Ruse në Nish.

Studentët pjesëmarrës nga Japonia dhe vende të tjera bënë një varg pyetjesh në lidhje me masat që po ndërmerr Kosova për të kundërshtuar veprimet diversive të Serbisë, rolin e NATO-s në Kosovë, marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë, rolin e Japonisë në Këshillin e Sigurimit etj.

Pas ligjëratës, ambasadori Kiçmari është pritur në një takim nga z. Oguma Makato, President i Universitetit Kanagava.

Gjatë takimit të tyre, ata diskutuan për bashkëpunime të mundshme akademike. Ambasador Kiçmari përcolli mesazhin se studentët dhe studiuesit nga Kosova janë shumë të interesuar për mundësinë e pjesëmarrjes në programet akademike në Japoni.

Ai shprehu gatishmërinë e Kosovës për të pritur studentët dhe studiuesit japonezë për ngjarje të tilla si programi i Universitetit Veror të Prishtinës. Presidenti Oguma mirëpriti propozimin e ambasadorit Kiçmari


MË SHUME NGA Lajme