Bislimi viziton studentët me nevoja të veçanta në UP
BKT
Lajme

Bislimi viziton studentët me nevoja të veçanta në UP

M.P. / RTKlive

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka vizituar Qendrën e Studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.

“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”, ka thënë Bislimi, gjatë vizitës së tij në Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.

Në komunikatën e Kryeministrisë përmenden vendimet e Qeverisë si përkrahje për këtë kategori, duke përfshirë shpalljen e vitit të kaluar si  viti i personave me nevoja të veçanta.

“Për të ndihmuar në kushtet e tyre, Qeveria ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore”, theksohet në komunikatë.

 


MË SHUME NGA Lajme