RTK mirëpret gazetarët e ardhshëm të Universitetit të Prishtinës
BKT
Lajme

RTK mirëpret gazetarët e ardhshëm të Universitetit të Prishtinës

M.P. / RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës ka mirëpritur sot grupin e parë të studentëve të Departamentit të Gazetarisë, të cilët kanë nisur punën praktike në transmetuesin publik.

Kjo u realizua falë marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe RTK-së, të nënshkruar në korrik të këtij viti.

“Praktikantëve iu uruan sukses prorektorja Njomza Llullaku, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, asistentja, Blerta Dibrani, udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim në RTK, Gentiana Begolli dhe menaxheri për marrëdhënie ndërkombëtare në RTK, Bekim Shehu”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Gazetarisë në UP.

RTK do të mirëpresë edhe grupe tjera të studentëve, të cilët do të shohin për së afërmi procesin e punës në televizion, radio e te mediet online.


MË SHUME NGA Lajme