20:17 / 04.12.2023
Ndizen qirinj për Liridona Ademajn në Prizren dhe në Gjakovë
M.P. / RTKlive
Janë ndezur qirinj nga qytetarë të shumtë në Prizren dhe Gjakovë, në nderim të viktimës, Liridona Ademaj.
Banorët e këtyre dy qyteteve kanë ndezur qirinj në sheshet kryesore, në ditën kur është bër rivarrosja e Liridona Ademajt nga fshati i prejardhjes së ish-bashkëshortit, Cermjan, në fshatin e saj, Rracaj. Rivarrosja ishte kërkesë e familjes së të ndjerës, në momentin që u kuptuan rrethanat në të cilat mbeti e vrarë vajza e tyre.

























