20:23 / 04.12.2023
Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10-të po ec me ritme të shpejta
B. H. | RTKlive
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se rehabilitimi i linjës hekurudhore të 10-të është duke ecur me ritme të shpejta.
“Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të, në vlerë prej 38 milionë euro, që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, po ec me ritme të shpejta”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook, teksa ka postuar edhe disa foto nga punimet e kësaj linje hekurudhore.
Ministri Aliu ka bërë të ditur se rinovimi i binarëve, riparimi i tuneleve dhe instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit janë disa prej punëve që po bëhen në këtë linjë hekurudhore.























