Halitjaha përfundon dëshminë në Hagë
RTKlive
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij disaditore dëshmitari i 36-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Sadik Halitjah, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmitari Sadik Halitjaha, në fund të dëshmisë së tij, ka uruar që dëshmia e tij të ketë kontribuar në këtë gjykatë dhe se iu uron liri të ish kresrëve të UÇK-së
“Uroj që kam dhënë kontribut sado pak modest. Besoj që kanë qenë korrekte dëshmitë e mija dhe i uroj sukses këtij procesi dhe liri çlirimtarëve”, ka theksuar Halitjaha.
Gjykimi i krerëve të UÇK-së, vazhdon dëshminë Sadik Halitjaha
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve..
Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, ka dhënë dëshminë edhe gjatë ditës së hënë.
Halitjaha, u është përgjigjetur pyetjeve të gjykatësit lidhur me dëshminë e sa i përket zinxhirit komandues në zonën operative të Pashtrikut.
Dëshmitarit Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, iu është prezantuar një dokument që thuhet se është raport pune në Kleçkë i nënshkruar nga një person me emrin Agim Zogaj. Sipas asaj që u tha nga trupi gjykues, pretendohet se Zogaj ka qenë drejtor i burgut në Kleçkë.
Halitjaha në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshminë e tij do ta vazhdojë edhe sot.























