Kurti takoi ish-drejtorin e USAID-it, flasin për cilësinë e arsimit
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti takoi ish-drejtorin e USAID-it, flasin për cilësinë e arsimit

M.Sh/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti pritini në takim ish-drejtorin e USAID-it në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer, me të cilin diskutuan rreth arsimit në Kosovë, përfshirë sfidat si dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë në të gjitha nivelet.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si një prioritet i qeverisë, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për arsimin, dhe shtimin e bursave për studentë, veçanërisht për studente vajza dhe gra në fushat STEM.

“Javën e kaluar u ndanë 1882 bursa për studente në fushat STEM, duke e ngritur numrin në gjithsej 4630 bursa për gra dhe vajza në këto fusha për tri vite akademike radhazi. Me rritjen e numrit të studenteve në këto drejtime zvogëlojmë pabarazitë sociale dhe mbështesim pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave”, ka  deklaruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme