Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët
BKT
Në Fokus

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

RTKlive

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”, të premten, më 8 dhjetor 2023, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, që çdo vit shënohet anembanë botës më 10 dhjetor.

Në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

Sipas njoftimit për media, organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë.

Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta, njofton GJKK.  Po ashtu të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti.


MË SHUME NGA Në Fokus