Kurti dhe Onorato, flasin për projekte të përbashkëta
BKT
Lajme

Kurti dhe Onorato, flasin për projekte të përbashkëta

N. M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtoreshën Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua mbi rritjen e forcimin e bashkëpunimit për programet e projektet që targetojnë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi rolin e kontributin e institutit në avancimin e reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen. Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Onorato vlerësoi qeverinë në masën e pjesëmarrjes dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore”, thuhet në njoftimin e zyrë për informim të Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme