Filloi gjykimi për krime lufte për masakrën e Dubravës
BKT
Foto/ Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Filloi gjykimi për krime lufte për masakrën e Dubravës

A.Sejda & A.Bela/ RTKlive

(E plotësuar, ora 09:20) Ka nisur seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit Gavrilo Milosavljeviq, i akuzuar për krime luftë për Masakrën e Dubravës.

Gjyqtari në këtë rast është Vesel Ismajli, ndërsa prokurori Speacial Ilir Morina nga Departamenti i Krimeve të Luftës.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë në Burgun e Dubravës në cilësinë si zyrtar i këtij burgu, Milosavljeviq ka shkelur rregullat ndërkombëtare, duke aplikuar masat represive, vrasje maltretim, të burgosurve civil të nacionalitetit shqiptar, raporton RTKlive.

Ndryshe më datë 22.05.1999 në burgun e Dubravës forcat serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri, bënë vrasjen e mbi 1000 mijë shqiptarë e u urdhëruar të dalin nga qelitë dhe të dalin në fushën sportive, i urdhëruan të dalin më rrallë me arsyetimin që do t’i transfeforin në një vend më të sigurt për t’i mbrojtur nga bombardimet e NATO-s.

Nga roja e njohur si ‘Kalaula' dhe muret e burgut i sulmuan me kallashnikov etj, nga mbrapa murit me granata dore. Forcat serbe që mbanin maska, shkuan pas tyre duke i gjuajtur me armë dhe granata.

Operacioni mbaroi me 24 maj 1999 kur u transferuan në Lipjan. Nga ky operacion 109 të burgosur u vranë.No description available.

Fillon gjykimi kundër një serbi të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, fillon seanca gjyqësore kundër një serbi të dyshuar për krime lufte në Kosovë, konkretisht për masakrën e Dubravës.

Prokuroria Speciale, pas arrestimit të tij, kishte njoftuar se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerim të hetimeve kundër të pandehurit serb, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

 


MË SHUME NGA Lajme