Kurti: Paqja kërkon drejtësi për krimet e luftës
BKT
Foto/ Visar Shatrolli/ RTK
Lajme

Kurti: Paqja kërkon drejtësi për krimet e luftës

V.Th. RTKlive

Instituti për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës, ka organizuar sot tryezë diskutimi me përfaqësuesit e institucioneve e organizatave, lidhur me hulumtimin e dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se po humbet kujtesa parësore e luftës dhe se ky është një rrezik i madh që i kanoset vendit, duke theksuar që nuk guxojmë ta lejomë të ndodhë.

Tutje Kurti tha se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim për krimet e luftës, duke theksuar se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen.

Kurse drejtori i Institutit Atdhe Hetemi tha se qëllimi i Institutit është që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë ata që kanë interes në dokumentimin, hulumtimin dhe zgjerimin e njohurive rreth krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Hetemit Instituti do ta ketë përkrahjen e pakursyer të institucioneve shtetërore, botës akademike, medieve, OJQ-ve, aktivistëve dhe qytetarëve të vendit

Tutje Hetemi shtoi se Instituti do të punojë në shërbim të paqes dhe drejtësisë, ku theksoi se instituti do të sigurohet se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të mos kalohen pa u dokumentuar.  “Kjo është detyrë e institutit karshi viktimave dhe shoqërisë në përgjithësi”, tha ai.

Ky ishte takimi i parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme