Emery thotë se Aston Villa nuk është pretendent për titull
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Aston Villa, Unai Emery ka thënë se skuadra e tij nuk është pretendente për titull në Premier League.
Një deklaratë e tillë vjen pas fitores së skuadrës së drejtuar nga ai ndaj kampionit në fuqi, Manchester City. Villa ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e fundjavës me golin e realizuar nga Bailey. Ndeshjen e radhës skuadra e Emery zhvillon kundër Arsenal, që aktualisht po e kryeson tabelën, derisa Villa gjendet në pozitën e tretë.
"Ne nuk jemi pretendentë. Janë shtatë skuadra që janë pretendente më shumë se ne. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjen pesëmbëdhjetë. Ne do të luajmë ndeshjen gjashtëmbëdhjetë të shtunën kundër Arsenalit dhe do të fokusohemi në të", ka thënë spanjolli. “Ne jemi të lumtur që jemi të tretët, por do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë atë pozitë. Nëse vazhdojmë të përparojmë gjatë sezonit, duke fituar siç po bëjmë, ndoshta mund të jemi pretendent, por mendoj se na duhet më shumë kohë”.























