Klinaku konfirmon bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Mustafës
BKT
Lajme

Klinaku konfirmon bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Mustafës

M.P. / RTKlive

Gjykata Speciale ka dhënë urdhërin për bastisje në shtëpinë e njërit prej bashkëluftëtarëve të Salih Mustafës.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka konfirmuar se bëhet fjalë për Behar Berishën.

“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme