Taekwondisti kosovar Bleron Ademi shpallet nënkampion i Evropës
BKT
Sport

Taekwondisti kosovar Bleron Ademi shpallet nënkampion i Evropës

Uran Krasniqi / RTKLive

Nënkampion i Evropës për U-21 është shpallur taekwondisti kosovar, Bleron Ademi.

Për ta uruar Ademin për suksesin i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komitetit Olimpik të Kosovës. 

"Taekwondisti Bleron Ademi u bë nënkampion i Evropës për U-21. Ai fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Ademi fitoi katër luftëra, për t'u ndalur në finale të kategorisë -54 kg", ka shkruar KOK.