Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë
BKT
Lajme

Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë

F.S / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës, thuhet se atje kryeministri Kurti, do të jetë i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme