07:50 / 09.12.2023
Kurti viziton Gjermaninë, merr pjesë në Kongresin e SPD-së
N. M. /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron sot në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD)
Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës, thuhet se atje kryeministri Kurti, do të jetë i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani”, thuhet në njoftim.























