Ngjarjet e datës 9 dhjetor
BKT
Në Fokus

Ngjarjet e datës 9 dhjetor

RTKlive

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2023

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), publikon raportin “Auditimi jo-financiar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, aktivitet ky në kuadër të “Javës kundër korrupsion”. (Hotel “Sirius”, kati 8, Prishtinë, ora 10:00 – 10:45).

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. (Salla “Klan Arena”, Prishtinë, ora 11:00).

USAID lanson kampanjën për shënimin e Javës kundër korrupsionit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00).

Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00-12:00).

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) protestojnë para Qeverisë, për shkak të pagave, zvogëlimit të shtesave të rrezikshmërisë etj. (Para objektit të Qeverisë, ora 12:00).

Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00).

Mbahet konferenca “Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00).


MË SHUME NGA Në Fokus