IKD shpalosi analizën me performancën e dy gjykatave e dy prokurorive
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

IKD shpalosi analizën me performancën e dy gjykatave e dy prokurorive

RTKlive

Institutit të Kosovës për Drejtësi në kuadër të javës kundër korrupsionit, ka shpalosur analizën e ligjshmërisë së auditimit të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, lidhur me performancën e dy gjykatave dhe dy prokurorive në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

IKD, në konferencën për media, ka theksuar se ka vonesa nga gjykatat për trajtimin e tyre.

Astrit Kolaj, hulumtuesi i lartë në Institutitn e Kosovës për Drejtësi, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) me realizimin e këtij auditimi ka keqmenaxhuar resurset e veta.

“Resurset e se Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të përdoren për përmbushjen e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të këtij institucioni, e që janë auditimet ekonomike dhe financiare. Përdorimi i resurseve të ZKA-së në objektiva të tjera, si në rastin konkret, vlerësimi profesional i veprimeve institucionale në drejtim të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, paraqet përdorim të resurseve për detyra të cilat nuk i takojnë këtij institucioni”, shtoi Kolaj.

Sipas IKD-së, përkundër faktit se në rastin konkret është audituar puna e institucioneve kompetente për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, të gjithë zyrtarët e ngarkuar me këtë auditim kanë qenë me profesion ekonomist, të cilët nuk kishin kualifikimin e duhur për këtë hulumtim.

Kolaj tha se kjo mënyrë e veprimit rrezikoj rastet e dhunës në familje: “ZKA në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale ka pasur qasje në disa raste të dhunës në familje, të ofruara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Në kundërshtim me këto dispozitë, ZKA kërkoj qasje në shkresat e lëndës edhe nga gjykatat dhe prokuroritë, të cilat refuzuan ta bëjnë këtë”, theksoi Kolaj

Po ashtu, sipas tij, është me rendësi të ceket se ZKA në kundërshtim me mandatin e vet ka dalë me konstatime sa i përket punës profesionale të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kolaj tha se duke kryer detyra të cilat nuk i takojnë dhe janë jashtë kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore, ZKA keq menaxhoj resurset e saja: “Përdorimi i resurseve të ZKA-së në objektiva të tjera, si në rastin konkret, vlerësimi profesional i veprimeve institucionale në drejtim të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, paraqet përdorim të resurseve për detyra të cilat nuk i takojnë këtij institucioni”, tha Kolaj.


MË SHUME NGA Lajme