Haxhiu: Burrat patriarkalë vrasin gratë, dhunuesit të dënohen maksimalisht
BKT
Lajme

Haxhiu: Burrat patriarkalë vrasin gratë, dhunuesit të dënohen maksimalisht

M.Miftari/RTKlive

Në mbledhjen e III të Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! , ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njëherësh kryetare e kësaj organizate, foli për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare, që ndonëse me përparime e lehtësime, ka ende pengesa nga patriarkalizmi , si një nga shkaqet e dhunës dhe vrasjeve të grave.

Ajo në këtë vazhdë foli për vrasjen e Liridonë Ademajt, që, sipas saj është shkaktuar si pasojë e femicidit, që është prezent në shoqërinë kosovare.

“Burrat patriarkalë po i vrasin gratë dhe se ky është një krim i rëndë për të cilin organet e drejtësisë duhet që të japin dënimet maksimale”, tha Haxhiu, derisa shtoi se neglizhenca ndaj dhunës dhe dënimet minimale për dhunuesit janë duke i inkurajuar ata, por që, shtoi ajo, jo vetëm për rastin e Liridonës, por për secilin rast do të kërkohet drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se do luftojë ndaj dhunës në familje, në bazë gjinore dhe femicidit.

“Edhe si kryetare e GVV-së edhe si ministre e Drejtësisë edhe si nënë edhe si grua zotohem edhe para jush që çdo ditë e punës time do të jetë në shërbim të kësaj kauze, gjegjësisht në luftën ndaj dhunës në familje, në bazë gjinore dhe femicidin”, deklaroi Haxhiu, por që kërkoi edhe koordinim më të madh.


MË SHUME NGA Lajme