Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt
BKT
Lajme

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

RTK

Të shtunën është arrestuar edhe personi i katërt, që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor, në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në periferi të Prishtinës.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju konfirmojmë se me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale "Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse", sipas KPRK-së.

Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit”, ka deklaruar Ulaj për RTK.

Më herët për krimin e rëndë ishin arrestuar edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili së bashku me dorasin e dyshuar u arrestuan dy ditë pas vrasjes, më 1 dhjetor. Pak më vonë, u arrestua edhe një person i tretë që ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme