Sveçla për vdekjen e policit: Sejdiu do të mbetet në mendjet tona
BKT
Lajme

Sveçla për vdekjen e policit: Sejdiu do të mbetet në mendjet tona

N.M. /RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e zyrtarit policor, Rexhep Sejdiu, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në Jarinjë.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin e ndarjes nga jeta të Zyrtarit Policor Rexhep Sejdiu gjatë kohës që ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri tha se Rexhep Sejdiun do ta kujtojnë si zyrtar të përkushtuar, të palodhur e të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti, veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit, si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit.

“Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic. Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, nënës, bashkëshortes e fëmijëve të tij. Të gjithë kolegëve e Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre”, shkruan ministri Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme