Haxhiu: Do të bëjmë Kosovën vend më të sigurtë për çdo grua
M.Miftari/RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”përmes një videoadresimi ka thënë se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.
“Si ministre e Drejtsisë jam tejet e shqetësuar me rastet dhunës dhe rastet e femicidit, prandaj ju njoftoj se nuk do të ketë ceremoni përmbyllëse, por do ta vazhdojmë edhe më fortë punën, sikurse edhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe dinjiteti të vajzave dhe grave në vendin tonë”, tha ajo.
Tutje ajo ka thënë se gjatë fushatës janë organizuar mbi 80 aktivitete gjithandej vendit, ku gjatë kësaj kohe janë realizuar edhe dy çështje shumë të rëndësishme: masën ekonomike për punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe programin e parë për rehabilitimin e dhunuesve.
Më tej ministrja Haxhiu tha se me përkushtrim dhe profesionalizëm Kosova do të bëhet një vend më i mirë dhe më i sigurt për çdo vajzë dhe grua.























