Mitchell përfundoi dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve|Video
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Mitchell përfundoi dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve|Video

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 14:00) - Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar dëshminë Sandra Mitchell si dëshmitarja e 38-të e prokurorisë në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Në sallë ishin të pranishëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, kurse Jakup Krasniqi e ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Gjatë seancës së dëshmisë së Sandra Mitchell, pyetje shtesë ka pasur mbrojtja e Hashim Thaçit. Avokati Gregory Keohe, në fokus kishte  pyetjet e bëra nga trupi gjykues për dëshmitaren Mitchell.

“Në përgjigje të pyetjes së bërë nga gjykatësi Christoph Barthe, ju folët edhe për hetimin e krimeve nga UÇK-ja dhe besoj që ju thatë se zoti Thaçi ju ka thënë që është KFOR-i dhe UNMIK-u përgjegjës për këtë gjë”, e pyeti Keohe dëshmitaren Mitchell, e cila e konfirmojë me 'po'.

“Në të vërtetë ata ishin përgjegjës për hetimet, ndjekjen penale të personave të përfshirë në krime pasi hyri në fuqi rezoluta 1244”, pyeti prapë Keohe dëshmitaren, e cila prapë u përgjigj me 'po'.

Dëshmitarja Sandra Mitchell, paraprakisht është pyetur edhe nga anëtarët tjerë të trupit gjykues të cilët me pyetjet e tyre dëshironin që të rikonfirmonin disa përgjigje të dëshmitares të dhënë nga pyetjet e bëra nga prokuroria dhe pala mbrojtëse.

Pyetja e radhës nga Keohe drejt Mitchell ishte se “në të vërtetë UÇK-ja nuk kishte kurrfarë autoriteti që të arrestonte personat dhe për t'i ndjekur penalisht”, ajo u përgjigj sërish me "po".

Tutje Keohe pyeti dëshmitaren: “Ju bëri disa pyetje gjykatësi Barthe për faktin që zoti Thaçi ka dhënë deklarata publikisht, dhe është fakt bazuar në dëshminë tuaj, por dhe bazuar në atë që është pranuar tashmë si provë se zoti Thaçi e dënonte dhunën, kërkonte që serbët të ktheheshin dhe kërkonte që të kishte një Kosovë shumë etnike, këtë e ka bërë në mediat ndërkombëtare, në mediat vendase”, ku Mitchell prapë u përgjigj me 'po'.

Dëshmitarja Sandra Mitchell, paraprakisht është pyetur edhe nga anëtaret tjerë të trupit gjykues të cilët me pyetjet e tyre dëshironin që të rikonfirmonin disa përgjigje të dëshmitares të dhënë nga pyetjet e bëra nga prokuroria dhe pala mbrojtëse.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares Mitchell, kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith III, tha se ZPS nuk e ka shfrytëzuar kohën si duhet në sallën e gjyqit sa i përket pyetjes së kësaj dëshmitare.

LIVE|Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë vazhdon dëshminë në Speciale

(E plotësuar, ora 09:50) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka filluar gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e dëshmitarit të 38-të ZPS-së, Sandra Mitchell, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje plotësuese dëshmitarit

 

 

Edhe sot dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.

Sandra Mitchell ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, dëshmitarja 38-të, javën e kaluar ka filluar dëshminë ku ka folur edhe për strukturën organizative e UÇK-së.

Mitchell e pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj, raporton RTKlive.

Po ashtu ajo pohoi se e struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, duke pranuar se struktura e UÇK-së ishte horizontale, nga zona në zonë, prapë duke pohuar se komandantët mblidheshin edhe votonin ne menyrë demokratike për kryerjen e gjërave.

Seancat gjyqësore në këtë çështje do të zhvillohen nga e hëna deri të mërkurën.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale