MKRS organizon Konferencën për Rini si shpërfaqje politikash
BKT
Kulturë

MKRS organizon Konferencën për Rini si shpërfaqje politikash

RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë për herë të parë Konferencën për Rini. Nëpërmjet kësaj ngjarje synohet shpërfaqja e vizionit të MKRS-së ndaj kësaj kategorie.

“Konferenca për Rininë 2023 është ngjarja përmbyllëse e këtij viti ku do prezantohet politika e re qendrore karshi rinisë dhe do të mbahen sesione interaktive, demonstrime dhe diskutime”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Konferenca mbahet në Prishtinë më 20 dhjetor në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, teksa thirrja për aplikime është hapur.


MË SHUME NGA Kulturë