10:46 / 11.12.2023
Filharmonia me koncert në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Ardiana Gashi / RTK
Në mbështetje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" do të mbahet mbrëmje koncertale me Korin e Femrave të Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.
Duke përfshirë një repertor të gjerë nga kompozitorë kosovarë-shqiptarë, evropianë dhe amerikanë, istrumentisë që do marrin pjesë janë Shkumbin Bajraktarit në klarinetë, Astrit Stafai në kitarë, Andi Durakut në piano, Patris Berisha në perkusione dhe Kuartetit të Harqeve të Filharmonisë së Kosovës Mërgime Sadiku në violinë I, Erlinda Gashi në violinë II, Vesa Doli në violë dhe Fjolla Asllanaj në violonçel.























