13:12 / 11.12.2023
Osmani takon kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e bashkëpunimit
SH.Ç/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë në Doha, është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit.
“Një diskutim i mirë për marrëdhëniet Kosovë-Katar, dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.
Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën.























