Vazhdon dëshminë në Speciale dëshmitari i 39-të, Dejan Jevtiq|Video
BKT
Gjykata Speciale

Vazhdon dëshminë në Speciale dëshmitari i 39-të, Dejan Jevtiq|Video

V.Th. RTKlive

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares së 38 Sandra Mitchell, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Dejan Jeftiq me kodin W01763, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pretendohet se ishte arrestuar nga shqiptarë të armatosur në zonën e Suharekës.

Dëshmitari Jeftiq ka filluar të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurorit Cezary Michahlczuk.

Jevtiq, është ballafaquar me disa dëshmi të tij të dhëna për Prokurorinë.

Në dëshminë e tij, ai ka mohuar se kishte lidhje me policinë apo ushtrinë serbe.

Jevtiq ushtarët e UÇK-së i kishte quajtur “terroristë”.

Këto pyetje drejt atij i ka bërë avokati i Thaçit,Gregory  Kehoe.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale