Ndahet nga jeta avokati Strong, mbrojtësi i Veselit e Haradinajt
BKT
Lajme

Ndahet nga jeta avokati Strong, mbrojtësi i Veselit e Haradinajt

M.Sh/RTKlive

Avokati Andrew Strong, i cili ishte pjesë e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit Kadri Veslit në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe i ish-kryeministrit Ramush Haradinjat, ka ndërruar jetë të hënën paditë. Ky lajm është pritur me pikëllim në Kosovë, pasi avokati Strong ishte i lidhur ngushte me luftën e UÇK-së dhe me shqiptarët dhe fliste bukur gjuhen shqipe.

Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkëngjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë. Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yt do të kujtohet Andy. U prehsh në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu, për ndarjen nga jeta të Strong-ut, janë shprehur të pikëlluar edhe nga ekipi i Fondacionit për Mbrojtjen e Kadri Veselit.

”Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njeriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën...Faleminderit për të gjitha, vëlla!”, shkruan Avni Bytyçi i PDK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të njërit nga ekipi i tij mbrojtës në Hagë, avokatit Andrew Strong.


MË SHUME NGA Lajme