Abdixhiku uron zgjedhjen e Donald Tusk kryeministër të Polonisë
BKT
Lajme

Abdixhiku uron zgjedhjen e Donald Tusk kryeministër të Polonisë

F.Sertolli / RTKlive

Kreu i LDK-se, Lumir Abdixhiku e ka uruar Donald Tusk-un për zgjedhjen e tij kryeministër të Polonisë, duke thënë se, ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

“Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka shkruar se një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, t’i ketë thënë se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë.

“LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka shkruar Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme