Milan Radoiçiq i lidhur me kultivuesit e marihuanës në veri të Kosovës
BKT
Foto/ BIRN
Lajme

Milan Radoiçiq i lidhur me kultivuesit e marihuanës në veri të Kosovës

RTKlive

Policia e Kosovës gjatë një viti e gjysmë të kaluar ka zbuluar 11 laboratorë për kultivimin e marihuanës në veri të Kosovës dhe policët që i kanë menaxhuar këto veprime pohojnë se personat që janë kapur në atë biznes ilegale kanë qenë të lidhur me Milan Radoiçiqin.

Në fshatin Izvor, që gjendet në mes të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, është zbuluar ferma më e madhe e marihuanës në veri të Kosovës.

Mijëra kërcell kanabisi u gjetën në këtë laborator në maj të vitit të kaluar, shkruan BIRN.

BIRN thekson se ky ishte laboratori më i pajisur për rritjen e marihuanës – kishte pajisjet më moderne, të cilat përfshinin një numër të madh kondicionerësh dhe filtra të veçantë që parandalojnë përhapjen e erës së marihuanës jashtë zonës ku ajo kultivohej.

“Të gjitha kondicionerët, ajrosja, të gjithë filtrat. Janë gjetur edhe laboratorë të tjerë në veri, por asnjëri prej tyre nuk kishte ato filtra të veçantë që pengojnë përhapjen e erës së kanabisit jashtë”, tha Policia e Kosovës për BIRN.

Fidanishtja në Izvor është një nga 11 çerdhet e zbuluara nga policia e Kosovës në një vit e gjysmë të fundit, njëra prej të cilave është zbuluar para se të kultivohej kanabisi atje. Kështu tha për BIRN Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtori i Policisë për veriun e Kosovës, shkruan BIRN.

Në dy raste janë ngritur aktakuza, ndërsa për të tjerat hetimet janë ende në vazhdim. Sipas Elshanit, një numër i madh i personave janë arrestuar, shumica serbë, disa nga Kosova dhe në një rast 90 për qind e të përfshirëve ishin nga Serbia. Shumë prej tyre tashmë kishin kryer vepra kriminale në Serbi dhe shumë prej tyre u larguan në Serbi gjatë aksioneve të policisë së Kosovës.

Grupet që janë përfshirë në këto aktivitete ilegale nuk kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën, por sipas Elshanit, të gjitha kanë qenë nën kontrollin e Milan Radoiçiqit, ndikimi i të cilit thonë se është reduktuar ndjeshëm pasi ka ikur në Serbi pas ngjarjeve në Banjskë.

Hulumtimi i BIRN tregoi se Radoiçiq është i lidhur me të paktën tre persona të cilët Policia e Kosovës i dyshon për kultivimin e marihuanës.

Milan Radoiçiq nuk ishte i disponueshëm për koment mbi numrat e telefonit të njohur nga redaksia e BIRN.

‘Këto laboratorë në veri të Kosovës kanë rreth dy vite që punojnë’, thotë Elshani. Madje, dy prej tyre kanë punuar pa pengesa në një distancë prej më pak se 100 metra nga ndërtesa e gjykatës dhe policisë në Mitrovicën e Veriut.

Laboratori ndodhej në dhomat e bodrumit të krijuara posaçërisht për rritjen e marihuanës. Elshani thotë se ajo kishte pajisjet më moderne, më të shtrenjta, duke përfshirë një numër të madh të kondicionerëve dhe filtrave të veçantë që parandalojnë përhapjen e erës së marihuanës jashtë zonës ku ajo është rritur.

Shkrimi i plotë:

https://birn.rs/milan-radoicic-marihuana-na-severu-kosova/


MË SHUME NGA Lajme