Bislimi: Kosova palë konstruktive në procesin e dialogut
BKT
Foto/ ZK
Lajme

Bislimi: Kosova palë konstruktive në procesin e dialogut

A.B/RTKlive

​Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët.

"Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme